Maqedoni, mbyllen pesë objekte hotelerike për këtë javë, dy prej tyre gjatë natës së vitit të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për periudhën 28 dhjetor – 3 janar janë mbyllur pesë objekte hotelerike që është për 60% më pak se java e kaluar kur kishte 13 lokale të mbyllura.

Kryetarja e Këshillit Inspektorial, Megdalena Grashkovska në konferencë shtypi theksoi gjatë kësaj periudhe janë kryer 4.652 kontrolle dhe 278 mbikëqyrje lidhur me respektimin e protokolleve për punë në objektet hotelrike.

“Janë shqiptuar 35 kundërvajtje, 24 vendime për vërtetimin e parregullsive dhe 16 gjoba kundërvajtëse. Nga 24 vendimet, pesë janë marrë për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje nga popullata dhe puna në objekte hotelerike, nga dy në Manastir dhe Tetovë dhe një në Strumicë ku nuk është respektuar orari i punës”, tha Grashkovska.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror tha se dy objektet në Manastir janë mbyllur më 3 janar./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, mbyllen pesë objekte hotelerike për këtë javë, dy prej tyre gjatë natës së vitit të ri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy