Ende nuk ka pacientë në spitalin modular i cili gjendet afër Klinikës Infektive ku do të duhet të pranohen të sëmurit e ri nga coronavirusi, për shkak se kapacitetet tjera janë duke u plotësuar tërësisht.

Këtë për Faktor e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku thonë se natën e kaluar dhe këtë mëngjes nuk janë pranuar pacientë në spitalin modular, por ajo është tërësisht e përgatitur nëse ka nevojë, menjëherë të hospitalizohen pacientët e parë të sëmurë nga KOVID-19.

Përndryshe dje autoritetet shëndetësore informuan se kapaciteti i Klinikës Infektive është pothuajse i plotësuar dhe nga dje tërësisht është përgatitur spitali modular për pranimin e pacientëve.

Ky spital ka 72 shtretër dhe është vendosur në afërsi të ndërtesë së klinikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Mbrëmë dhe këtë mëngjes nuk janë pranuar pacientë në spitalin modular appeared first on Telegrafi.