Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e tij për Kanal 5 tha se faza e parë e procesit të dhënies së ceritifikatave të sigurisë për mbi 220 funksionarë dhe udhëheqës në shërbime dhe ministri të cilët kanë kontakt me informacione të klasifikuara duhet të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm.
Lidhur me spekulimet për emrat që nuk kalojnë, Pendarovski tha se këto janë çështje të ndjeshme të sigurisë dhe nuk është mirë të spekulohet, as për shtetin, as për ata njerëz.
“Ata nuk janë spiunë ose kriminelë. Ata njerëz do të qëndrojnë në ministri, ku janë, por në një punë tjetër ku nuk do të kenë kontakt me informacione të klasifikuara”, tha Pendarovski.
Pendarovski theksoi se sa i përket përqindjes së njerëzve që marrin certifikata sigurie, vendi ynë është mesatarisht i vendeve të reja anëtare në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit, pra një përqindje shumë e vogël e njerëzve që bien në nivele të ndryshme.
The post Maqedoni, mbi 220 funksionarë dhe udhëheqës do të marrin certifikata të sigurisë në fazë të parë appeared first on Telegrafi.