Një numër i madh i qytetarëve, kanë reaguar pasi pas një kohe të gjatë që janë paraqitur për t’u vaksinuar, akoma nuk kanë marrë termin.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë ata që nuk kanë marrë termin, duke filluar nga e hëna, në afat prej 20 dtëve do të vaksinohen me atë vaksinë që është në dispozicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MSH-së, bëhet fjalë për rreth 180 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur në platformën online, por akoma nuk kanë marrë termin.

Prej tyre, rreth 64 mijë qytetarë janë të moshës 40-59, ndërsa mbi 40 mijë janë të moshës mbi 60 deri 99 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga MSH thonë se pritjet janë që pasi të përfundojë vaksinimi i këtyre qytetarëve në muajin e ardhshëm, vaksinimi do të bëhet pa termin, gjegjësisht çdo qytetarë do të mund të shkojë në pikën më të afërt për vaksinim dhe ta pranojë vaksinën që është në dispozicion.

Për momentin në RMV aplikohen vaksinat “Sinovak”, “Pfizer” dhe “AstraZeneca” (e cila aplikohet vetëm tek personat e moshës 60-69)./Telegrafi/

The post Maqedoni: Mbi 180 mijë qytetarë që nuk kanë marrë termin, do të vaksinohen në 20 ditët e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";