Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të refuzohen kërkesat për ndryshime në Protokollin për punë të objekteve hotelerike.
Me këtë vendim mbetet në fuqi ndalesa për organizimin e festave me muzikë (dasma, mbrëmje të maturës etj) me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, objektet hotelerike përkatësisht restorantet mbeten subjektet më të prekura nga kriza e coronavirusit duke marrë parasysh se dasmat, fejesat dhe organizime të tilla nuk janë lejuar që nga fillimi i epidemisë./Telegrafi/
The post Maqedoni, mbetet në fuqi ndalesa për organizim të festave me muzikë appeared first on Telegrafi.
Advertisement