Maqedoni: Mbahet takimi i parë për dekriminalizimin e kanabisit, Qeveria thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se sot është zhvilluar takimi i parë i “Grupit të Punës për përgatitjen e ndryshimeve në legjislacionin për dekriminalizimin, legalizimin dhe përdorimin e përfitimeve mjekësore, sociale dhe ekonomike të kanabisit”, i formuar pas nevojës për të koordinuar disa procese dhe iniciativa të propozuara nga profesionistë shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni, thonë se në takimin e parë të Grupit të Punës u prezantuan dhe konfirmuan qëllimi, mandati, përbërja, mënyrën e punës, si dhe qëllimet, parimet dhe idetë themelore në lidhje me rregullimin e prodhimit dhe përdorimin e përfitimeve mjekësore, sociale dhe ekonomike të kanabisit.

“Në takim u mirëpritën guximi, iniciativa dhe angazhimi e shoqërisë civile, institucioneve dhe sektorit të biznesit për të përgatitur ndryshimet e propozuara në mënyrë që të sigurohet dekriminalizimi i përdorimit të kanabisit për nevoja personale, si dhe për të hapur diskutim gjithëpërfshirës të përmbajtjes mbi mundësitë e legalizimit”.

“Në kontekstin e Maqedonisë, këto ndryshime përfshijnë ndërhyrje në përputhje me praktikat ndërkombëtare, përkatësisht Kodin Penal, Ligjin për Kundërvajtje, Ligjin për Kontrollin e Barnave Narkotike dhe Substancave Psikotrope dhe Ligjin për Kundërvajtje kundër Rendit Publik dhe Paqes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement

Nga Qeveria shtojnë se në takim u identifikua nevoja për të lejuar, përveç mjekëve publikë dhe privatë, edhe pacientët të jenë në gjendje vetë të rrisin dhe të përdorin kanabisin, sipas nevojës që atij i përshtatet.

“Kishte u arrit pajtueshmëri për nevojën për të zgjeruar listën e degëve të specializuara në të cilat kanabisi mund të rekomandohet si ilaç, çështje që duhet të rregullohet me rregulloret e ilaçeve. Grupi i punës do të ndërmarrë gjithashtu iniciativa për të informuar dhe edukuar publikun e gjerë për të gjitha aspektet e përdorimit të kanabisit, si dhe për të siguruar proces konsultimi plotësisht përfshirës me të gjitha palët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në fund ata shtojnë se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Punë të Brendshme, kabineti i kryeministrit dhe të shumë shoqatave tjera./Telegrafi

The post Maqedoni: Mbahet takimi i parë për dekriminalizimin e kanabisit, Qeveria thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy