Propozim-masat për mbrojtje nga COVID-19, siç janë mbajtja e detyrueshme e maskës, ndalesa për grupim pas orës 22:00 në vende publike, si dhe ndalesa për të pranuar më shumë se katër mysafirë në shtëpi, janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pritet që këtë javë deputetët t’i votojnë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive dhe të njëjtat të realizohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se pret që këtë javë të përfundojnë intervenimet me amendamente dhe për një kohë të shkurtë këto masa të realizohen.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, thotë se opozita nuk është konsultuar për këto masa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, Komisioni për Sëmundje Infektive ka dalë me propozim-masa të reja, të cilat do të dorëzohen në Qeveri dhe pritet që të njëjtat të miratohen./Telegrafi/

The post Maqedoni: Kuvendi këtë javë do të vendosë për masat e reja për mbrojtje nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.