Maqedoni: Kush nuk do të respekton vetizolimin, karantinë 14-ditore shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi dekretin për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rregullorja përcakton që nëse një person refuzon të pranojë vendimin për izolim ose jep të dhëna personale false dhe të dhëna false për personat me të cilët ai ka pasur kontakte ditët e kaluara, ose nuk zbaton masën e izolimit të rreptë në shtëpi (vetizolim në shtëpi), do t’i përcaktohet masa e izolimit të rreptë (karantinë) për një periudhë prej 14 ditësh, në objektet e përcaktuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për të cilat Ministria e Brendshme merr vendim, dhe kostot e akomodimit në ato objekte do ti paguaj personi.

Qeveria ka rishikuar dhe miratuar informacione mbi aktivitetet e BE-së për t’u marrë me dezinformata dhe përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me pandeminë Covid-19.

Informacioni pason rekomandime nga shtetet anëtare, si dhe nga vendet kandidate të BE-së, për të promovuar informacion të verifikuar dhe përmbajtje të besueshme me burim siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe për të luftuar mashtrimet në lidhje me coronavirusin./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: Kush nuk do të respekton vetizolimin, karantinë 14-ditore shtetërore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy