Komisioni për Sëmundje Infektive në RMV ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka miratuar lehtësim të masave anti-covid, të cilat do t’i dorëzojë në qeveri për miratim.

Nga KSI sot në konferencë për shtyp njoftuan se kanë marrë vendim që të rekomandojnë heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, por me disa përjashtime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga kjo masë përjashtohen institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesjen e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave”, tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.

Ai gjithashtu njoftoi se është rekomanduar të hiqet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimi i tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto masa do të dorëzohen në qeveri, e cila duhet të merr vendim përfundimtar./Telegrafi/

The post Maqedoni: KSI rekomandon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura appeared first on Telegrafi.