Maqedoni: KSHZ e mori materialin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë mëngjes nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, e ka marrë materialin zgjedhor, i cili do të shfrytëzohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

KSHZ në rrethin e dytë ka angazhuar 400 persona për ndihmë teknike në vendvotime, dhe tejkalimin e problemeve me përdorimin e aparateve për gjurmët e gishtërinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se rrethi i dytë do të realizohet më mirë dhe më shpejt. Dinamika e zvogëluar e procesit zgjedhor në disa vendvotime në rrethin e parë, të shkaktuara nga teknologjia e re, do të mënjanohet në rrethin e dytë”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në shtypshkronjën në Manastir, këtë herë janë printuar 1.6 milionë vletvotime nga materiali i besueshëm zgjedhor, të cilin gjatë ditës do ta marrin komisionet komunale zgjedhore, ndërsa të dielën do të votohet.

Advertisement

Ndryshe, shtypshkronja “Kiro Dandaro” prej vitit 2002 vazhdimisht e ka përpunuar materialin zgjedhor./Telegrafi/

The post Maqedoni: KSHZ e mori materialin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy