Maqedoni: KRRE i publikon çmimet e derivateve të naftës për këtë javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim që çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë të mbeten të njëjta në pajtueshmëri me vendimin e datës 04.08.2020, ndërsa rritje do të ketë te çmimi për shitje me pakicë të Mazutit M-1 SU për 1,611%.

Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 DHE EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 60,00den/l, çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 62,00den/l, çmimi për shitje me pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 52,50 den/l dhe çmimi për shitje me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) është 52,00den/l.

Çmimi për shitje me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,412 den/kg dhe nga sonte në mesnatë do të jetë 26,121 den/kg.

Nga KRRE thonë se në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente të benzinës në tregun botëror shënojnë rritje për 2,262%,, te nafta për 1,045%, dhe te vaji ekstra i lehtë për 1,048%, ndërsa te mazuti ka rritje prej 3,899% .

Advertisement

The post Maqedoni: KRRE i publikon çmimet e derivateve të naftës për këtë javë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy