
Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë të Veriut nesër do të mbahet takim i kreut shtetëror dhe drejtorit të Entit Shtetërorë të Statistikës, Apostoll Simovski, me kryetarët e komunave dhe sekretarët e këshillave për zbatimin e Ligjit për regjistrim.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev do të kenë paraqitje zyrtare, ndërsa fjalim do të ketë edhe drejtori Simovski.
Përfaqësuesit e ESHS-së do të informojnë përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale për detyrat e tyre që dalin nga Ligji për regjistrim. Do të ketë gjithashtu sesion pyetjesh dhe përgjigjesh.
Sipas ligjit, kryetarët e komisioneve të regjistrimit në 50 rajone do të jenë sekretarët e komunave. Takimi do të zhvillohet në Sallën e madhe të Kuvendit./Telegrafi/
The post Maqedoni: Krerët shtetëror, kryetarët e komunave dhe Simovski nesër takim në Kuvend për regjistrimin appeared first on Telegrafi.