Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, do t’i propozojë Qeverisë shpallje të gjendjes së krizës në të gjithë vendit.

Këtë e konfirmoi presidenti Stevo Pendarovski, pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit. Ai tha se ky vendim është marrë pas një diskutimi të gjerë, në të cilin janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski tha se shpallja e gjendjes së krizës nuk ka të bëjë asgjë me orën policore, ose kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informoi për gjendjen me pandeminë dhe rritjen e numrit të rasteve të reja. Gjendja me coronavirusin është serioze. Pas diskutimit të gjerë, ku u përfshinë të gjithë pranishmit, Këshilli i Sigurisë vendosi t’i propozojë Qeverisë shpellje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit për 30 ditët e ardhshme”, tha Pendarovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se kjo bëhet në mënyrë që Ligji për mbrojtje t’i jep më shumë hapësirë Qeverisë për menaxhimin me pandeminë.

Pendarovski tha se pret që Qeveria sa më shpejtë të jetë e mundur ta pranojë këtë propozim dhe të shpallë gjendje krize në të gjithë vendin./Telegrafi/

The post Maqedoni: Këshilli i Sigurisë i propozon Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";