Maqedoni, kërkohet ulja e çmimit të energjisë për 50 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedoni, kërkohet ulja e çmimit të energjisë për 50 për qind

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Transportuesve të Kamionëve të Maqedonisë – SPTKM MAKAMTRANS dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ndërtimit dhe Tregtarëve në Ndërtimtari – SP PNITN sot në konferencë për shtyp kërkuan uljen e çmimit të energjisë elektrike për 50 për qind dhe të taksave të tjera komunale.

“E përsërisim kërkesën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga gushti i vitit 2020 të mbështetur me peticion nga më shumë se 2.000 nënshkrime. Kërkesa e atëhershme për uljen e çmimit të energjisë ishte 35 për qind për shkak të përfshirjes së paligjshme në çmimin e kategorisë kushtetuese të fuqisë. E plotësuam me 15 për qind ulje shtesë në funksion të rimëkëmbjes më të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve nga pandemia aktuale”, deklaroi Strasho Jovanovi nga Sindikata e Pavarur të Transportuesve të Kamionëve të Maqedonisë – SPTKM MAKAMTRANS

Jovanovi para Qeverisë informoi se krahas uljes së çmimit të energjisë, kërkojnë ulje për 50 për qind të çmimeve të të gjitha të taksave komunale dhe shërbimeve në internet dhe provajderëve dhe operatorëve telefonikë. Propozojnë të ulen çmimet e ujit, hedhurinave, ndriçimit rrugor, ngrohjes qendrore.


Bislimovski vazhdon të thotë se KRRE nuk ndikon në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike

Advertisement

Ai bëri të ditur se nëse Qeveria nuk e zbaton këtë ditëve të ardhshme, atëherë do t’u bëjnë thirrje qytetarëve, siç tha, në mosbindje civile revolucionare

 

Advertisement

The post Maqedoni, kërkohet ulja e çmimit të energjisë për 50 për qind appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy