Maqedoni: Karantinë gjatë fundjavës nuk do të ketë, KSI sërish do të mbajë mbledhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së sotme ose nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim, në të cilin do të analizojë gjendjen me pandeminë COVID-19 në vend.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se mund të propozohen masa të reja më të ashpra, për parandalimin e koronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbledhja do të mbahet sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë të ketë masa të reja, më të ashpra, pas analizës së gjendjes epidemiologjike. Çfarë masash do të rekomandohen, qytetarët do të jenë të informuar në kohë. Nuk do të ndodh sot për nesër të miratohen masat, do të ketë kohë të mjaftueshme për qytetarët të përgatiten. Karantinë në fundjavë ose mbyllje për kohë më të gjatë, për momentin nuk parashihet”, thonë nga MSH për “A1on”.

Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.

Advertisement

Ndryshe, MSH sot njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin./Telegrafi/

The post Maqedoni: Karantinë gjatë fundjavës nuk do të ketë, KSI sërish do të mbajë mbledhje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy