Shumica e anëtarëve të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale dhanë dritë të gjelbër në Ligjin për marrëdhënie pune me çka dita e diel do të jetë ditë pushimi.
Përjashtim për ditën e diel si ditë pushimi do të jenë 42 veprimtari ku procesi i punës nuk mund të ndalohet.
Të dielën do të punojnë qendrat tregtare, një pjesë e industrisë ushqimore, objektet hoteleroke, mediat, minierat, institucionet shëndetësore, zjarrfikësit, dhe veprimtaritë e fotografëve, arteve dhe ato kreative.
Punëtorët që punojnë në këto veprimtari gjatë ditës së diel do të fitojnë minimum 50% më shumë nga paga ditore dhe një ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/
The post Maqedoni, kaloi Propozim-ligji për ditën e diel të jetë ditë pushimi appeared first on Telegrafi.