Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë për Punë të Brendshme ngriti padi penale ndaj 2 zyrtarëve policorë.
Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për D.D. 24 vjeçar dhe E.S. 29 vjeç nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB- Kumanovë për shkak të dyshimit se ata kanë kryer krimin e “pranimit të ryshfetit”.
“Zyrtarët policorë për të mos kryer një veprim zyrtarë të cilin është dashur që ta ndërmarrin, gjegjësisht për të mos shqiptuar dënim për një shkelje në trafik, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet, gjë që pas denoncimit të rastit mjetet janë gjetur tek policët në fjalë dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB.
The post Maqedoni: Kallëzim penal ndaj dy policëve, dyshohen për marrje të ryshfetit appeared first on Telegrafi.