Javën e ardhshme pritet vendimi për heqjen e ndalesës së eksportit të vajit të parafinuar dhe të rafinuar nga Serbia, informuan sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, përmes telefonit ka biseduar me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Branisllav Nedimoviq, nga i cili ishte informuar se është duke u punuar në vendimin për heqjen e ndalesës së eksportit për vajin e parafinuar dhe të rafinuar për ushqim dhe të njëjtin pritet ta sjellë javën e ardhshme”, thonë nga MBPEU.
Nga prodhuesi më i madh i vajit për gatim nga vendi, fabrika “Brilliant” në Shtip, që është pjesë e kompanisë “Vitaminka”, potencojnë se prodhojnë vaj gatimi sikurse para krizës.
Kosta Tashkov nga “Brilliant”, tha për AIM se vazhdimisht shpërndajnë vaj për gatim, por për shkak se kanë çmimin më të ulët në treg, raftet zbrazen shpejt dhe krijohet përshtypja se qytetarët ruajnë sasi më të mëdha të vajit për gatim në shtëpitë e tyre.
Tashkov nënvizoi se nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit vijnë lajme të mira për heqjen e ndalimit nga Serbia, nga ku edhe blejnë vaj. Gjatë kësaj periudhe, edhe 600 tonë vaj nga Bullgaria, ndërsa ka mbërritur një cisternë mbërriti nga Ukraina për të testuar prodhimin.
Sa i takon çmimit të vajit për gatim, ai tani për tani nuk e di nëse do të ketë rritje të reja dhe gjithçka do të varet prej çmimit në bursat botërore dhe kriza në Ukrainë.
The post Maqedoni: Javën e ardhshme pritet që Serbia ta heq ndalesën për eksportin e vajit për ushqim appeared first on Telegrafi.