Në aplikacionin për vetregjistrim, deri sot në ora 08:00 kanë evidentuar 64.176 persona, që jetojnë jashtë RMV-së.
Regjistrimi i mërgimtarëve ka filluar më 1 mars, ndërsa mund të regjistrohen ata të cilët jetojnë jashtë RMV-së, për shkak të punës, ose arsye tjera, deri ose më shumë se 12 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej 1 marsit regjistrohen edhe përfaqësitë diplomatike-konsulare dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët janë jashtë vendit.
Regjistrimi i popullsisë në RMV do të zgjasë deri më 21 prill, ndërsa sot ministri për Punë të Jashtme do të jep detaje për regjistrimin e mërgimtarëve./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni: Janë regjistruar 64.176 persona që jetojnë jashtë vendit appeared first on Telegrafi.