Maqedoni: Janë realizuar katër mijë telefonata për mbështetje psikologjike gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika e Psikiatrisë në Shkup ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë Covid-19, respektivisht duke filluar nga muaji mars i vitit 2020, janë realizuar 4.000 telefonata për mbështetje psikologjike.

Në linjën e parë për mbështetje psikologjike të personave të rritur në vetizolim, ka realizuar gjithsej 2.200 biseda.

Në linjën e dytë për mbështetje të prindërve si dhe prindërve me fëmijë me nevoja të veçanta janë realizuar gjithsej 500 telefonata.

Në linjën e tretë për mbështetje psikologjike të grave shtatzëna janë realizuar 50 telefonata.

Advertisement

Gjatë shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë janë realizuar 1000 telefonata për mbështetje psikologjike.

Nga Klinika njoftojnë se telefonatat janë realizuar edhe në gjuhën shqipe.

Linjat e telefonit për përkrahje psikologjike janë:

-Përkrahje psikologjike për të rritur; 072/919-009

Advertisement

-Përkrahje psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe prindërit e tyre 072/912-979

-Përkrahje psikologjike për gratë shtatzëna dhe lehonat 078/378-766

-Përkrahje psikologjike në gjuhën shqipe 070/291-657

The post Maqedoni: Janë realizuar katër mijë telefonata për mbështetje psikologjike gjatë pandemisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy