Maqedoni, janë paguar 298 milionë denarë subvencione shtesë për kultura bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot Agjencia për mbështetje financiare e ka realizuar pagesën e fondeve direkte plotësuese për kultura të dorëzuara kopshtare në kapacitete përpunuese.

Drejt rreth .4030 prodhues të kulturave kopshtare është paguar mbështetje financiare prej afërsisht 298 milionë denarëve.

Përfituese të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore që kanë mbjellë sipërfaqe me kultura bimore dhe që prodhimin e arritur e kanë dorëzuar në kapacitet përpunues në periudhën nga 26 dhjetori i vitit 2022 deri më 25 dhjetor të vitit 2023.

Vlera e mbështetjes financiare për përfitues, është tre denarë për të gjitha kulturat kopshtare, përveç specit të llojit kurtovska kapia, ku vlera e mbështetjes financiare është pesë denarë për shumat e dorëzuara në periudhën maj – qershor 2023 dhe nëntor – dhjetor 2023, thuhet në njoftimin e MBPEU.

Advertisement

The post Maqedoni, janë paguar 298 milionë denarë subvencione shtesë për kultura bujqësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy