
Që nga 5 qershori 2020, gjithsej 34.224 kërkesa për përdorim të masave për muajin maj 2020 janë dorëzuar nga punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska.
Për masën – Mbështetje financiare për personat fizik që kryejnë veprimtari të pavarur, janë dorëzuar 6.433 kërkesa nga BFS-SVD, nga të cilat janë pranuar 5.480 kërkesa.
Për masën – Mbështetje financiare për kryerjen e pagës për muajin maj, janë dorëzuar 24.997 aplikime nga BFP-IP, nga të cilat janë pranuar 20.239 kërkesa.
Për masën – Subvencionimi i pagesës së kontributeve të sigurimit të detyrueshëm, janë dorëzuar 2.812 kërkesa nga forma BS-SSO, nga të cilat janë pranuar 2.355 kërkesa./Telegrafi/
The post Maqedoni: Janë dorëzuar gjithsej 34.224 kërkesa për përdorim të masave për muajin maj 2020 appeared first on Telegrafi.