Oda e Pavarur Hotelerike sot në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të vendimit të fundit të Qeverisë, me të cilin kufizohet orari i tyre i punës, gjegjësisht të mbyllen në ora 18:00.
Ata thonë se ju është bërë padrejtësi, ndërsa shpresojnë që Qeveria të reagojë shpejt dhe të vendosë në të mirë të tyre.
“Fillojmë t’i përdorim të gjitha masat ligjore dhe veprimet të cilat i kemi në dispozicion, në interes dhe mbrojtje të industrisë hotelierike. Askush nuk i konteston masat, problemi është që masa nuk është adekuate me kompensimin e dëmit, me çka na kufizohet që të punojmë normalisht”, thonë nga Oda.
Ata më tej shtojnë se nga ky vendim i Qeverisë, humbjet pritet të jenë rreth 20 milionë euro./Telegrafi/
The post Maqedoni: Hotelierët dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, të pakënaqur nga vendimi për orarin e ri të punës appeared first on Telegrafi.