Qeveria e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se në mbledhjen e djeshme është marrë vendim për kthimin në punë të punëtorëve, përfshirë këtu edhe gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë.
Nga Qeveria shprehen se nga 23 shtatori personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lehonisë do të vazhdojnë me punë të rregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria po ashtu i miratoi propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për gratë shtatzëna që të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat e miratuara nga Qeveria dhe ata lirohen nga puna.
Maqedoni, nga 23 shtatori në punë kthehen të sëmurët kronikë, gratë që shfrytëzonin pushimin e lehonisë dhe prindërit
Një nga vendimet qeveritare të djeshme ishte edhe kthimi i punëtorëve të sëmurë kronikë ndërsa përjashtim ishin pacientët të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë duhet të japin vërtetim nga mjeku specialist./Telegrafi/
The post Maqedoni, gratë shtatzëna vazhdojnë të mos shkojnë në punë, nga 23 shtatori kthehen gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë appeared first on Telegrafi.