Qeveria e Maqedonisë së Veriut kujton qytetarët se në përputhje me vendimin e qeverisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe marrëdhëniet e punës në prani fizike, deri në përfundimin e pandemisë me COVID-19, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmbajtja e masës është rregulluar me nenin 13, pika 11 dhe neni 16 nga vendimi për masat ndërhyrëse, masat e përkohshme, masat e jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga sëmundja COVID-19.

Vendimi qeveritar është miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive./Telegrafi/

The post Maqedoni: Gratë shtatzëna qëndrojnë në shtëpi deri në përfundim të pandemisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";