Maqedoni: Gjykimi ndaj ish-ministres së Kulturës, për të pestën herë nis nga fillimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë vjet pasi PSP-ja e shuar hapi hetimin “Tenderët”, dhe tre vjet pasi filloi gjykimi, rasti është ende pa vendim gjyqësor. Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” sot vuri në dukje se procesi në të cilin akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, madje fillon nga fillimi për pesë herë.

Më 13 mars 2018, ky rast filloi të gjykohej dhe u mbajtën fjalimet hyrëse. Por, më 29 tetor të të njëjtit vit, gjykimi nisi nga fillimi, sepse kishin kaluar tre muaj pa u caktuar seanca. Pas një vit gjykim, paraqitjes së provave, dëgjimit të dëshmitarëve, më 16 tetor 2019, gjykimi filloi nga e para, përsëri për shkak të skadimit të 90 ditëve pa seancë. Sidoqoftë, pas vetëm katër muaj gjykim, më 24 shkurt 2020, procedurat rifilluan për shkak të ndërrimit të gjykatësit porotë.

Dhe pas një gjykimi prej më shumë se një viti, më 7 maj të këtij viti, procedura filloi përsëri nga e para. Arsyeja ishte e njëjtë – nuk ishte caktuar për 90 ditë seancë. Së fundmi, rasti “Tenderat” filloi përsëri më datën shtatë të këtij muaji. Arsyeja për fillimin e ri është ndërrimi i një gjykatësi porotë.

E akuzuara e parë në këtë rast është Elizabeta Kançeska – Milevska ish ministre e Kulturës në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Akuza për “Tenderët” i referohet ndërtimit të muzeut të VMRO-së, pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas aktakuzës, janë kryer abuzime gjatë procedurës së tenderit. Për këtë objekt u shpenzuan mbi 16 milionë euro para publike.

Advertisement

Elizabeta Kançeska Milevska ishte pjesë e tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që votuan për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e emrit të vendit përmes Marrëveshjes së Prespës. Kançeska-Milevska disa herë ka mohuar se ka mbështetur ndryshimet kushtetuese për të bërë pazar me qeverinë, që të fitojë rrethana lehtësuese në padinë kundër saj.

The post Maqedoni: Gjykimi ndaj ish-ministres së Kulturës, për të pestën herë nis nga fillimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy