Policia e Maqedonisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Transport, për dy ditë kanë gjobitur 32 personat, të cilët në mënyrë joligjore kanë përdorur drita sinjalizuese, me qëllim që të kalojnë pikat pagesore pa pagesë.
Nga MPB thonë se gjobat janë shqiptuar më 31 janar dhe 1 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe gjatë ditës së djeshme është gjobitur një 20-vjeçar, Sh.S, i cili në makinën me regjistrim të Tetovës, në mënyrë joligjore ka përdorur dritat sinjalizuese dhe zë, ka kaluar pa paguar në pikën pagesore në Zhelinë. Sh.S në bisedën me zyrtarët policor e ka pranuar veprën, ndërsa dritat sinjalizuese i ka larguar nga makina”, thonë nga MPB.
Policia njoftoi se kontrollet e tilla të përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/
The post Maqedoni: Gjobiten mbi 30 persona, përdorën drita sinjalizuese për të mos paguar në pikat pagesore appeared first on Telegrafi.