Dje, policia gjobiti 872 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar, thonë nga Ministria e Brendshme.

Gjatë ditës së djeshme (21.02.2021) Njësia Mobile e Sigurisë së Trafikut Rrugor zhvilloi një kontroll të intensifikuar të veprimit për të gjobitur automjetet që lëvizin më shpejt se sa lejohet në territorin e të gjithë vendit, me çka janë gjobitur 872 shoferë.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/

The post Maqedoni: Gjobiten 872 shoferë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";