Gjatë mbrëmjes së kaluar Ministria e Punëve të Brendshme nga ora 22:00 deri në ora 3:00 zbatoi aksion kotnrollues për gjobitjen e shoferëve që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit në gjithë territorin e vendit.
Sipas njoftimit të policisë, janë gjobitur 183 shoferëve, prej të cilëve 43 janë në territorin e SPB Shkup, 27 në territorin e SPB Kumanovë dhe 21 në territorin e SPB Strumicë.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni, gjobiten 180 shoferë të dehur appeared first on Telegrafi.