MPB dje a gjobitur 157 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet në ndikimin e alkoolit.

“Gjatë natës së kaluar (10/11.12.2021) në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 05:00 është bërë aksion i intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast janë sanksionuar 157 drejtues mjetesh. Prej tyre, 52 në territorin e SPB Shkup, 23 në territorin e SPB Manastir, 14 në territorin e SPB Shtip”, njoftojnë nga MPB.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

The post Maqedoni: Gjobiten 157 shoferë, kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";