MPB njofton se dje ka gjobitur 156 shoferë për tejkalim të paligjshëm.
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.12.2021) në periudhën nga ora 07:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll të intensifikuar për sanksionimin e automjeteve që kryejnë parakalime të kundërligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë sanksionuar 156 shoferë.
Prej tyre, 40 në territorin e SPB Tetovë, 40 edhe në SPB Ohër dhe 24 në territorin e SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje njoftojnë se do të vazhdojnë me aksionet e intensifikuara edhe në ditët në vijim./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni: Gjobiten 156 shofer për tejkalim të paligjshëm appeared first on Telegrafi.