Gjithsej 12.799 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese janë bërë nga gjashtë shërbimet inspektuese në periudhën prej 27 majit deri më 3 qershor. Prej tyre, 11.504 kontrolle ka bërë Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Është propozuar shqiptimi i më shumë se 25 padive penale për shkeljen e ligjeve dhe protokolleve, ndërsa janë hasur edhe 20 objekte të paregjistruara hotelierike në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë.

Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska -Grashovska sot në konferencë për media informoi se vetëm në ditën e parë kur ishin vendosur protokollet për hotelierët, gjegjësisht më 28 maj janë bërë 676 kontrolle.

“Për shkak të parregullsive të vërtetuara në respektimin e protokolleve, ditën e parë u shqiptuan vetëm vërejtje me gojë, por për shkak të lëshimeve të shumta që ishin vërejtur në ditën e parë, u kalua në sanksionime më drastike të
shkeljeve dhe gjatë ditëve të kaluara ishte propozuar shqiptimi i më shumë se 25 padive penale për shkelje flagrante të ligjeve dhe protokolleve”, tha Filipovska-Grashovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës janë bërë 504 kontrolle me fokus në kompanitë në Shtip dhe Tetovë ku u paraqitën disa vatra të të sëmurëve. Janë sjellë katër vendime dhe 20 vërejtje për punëdhënës të cilët nuk kishin vepruar sipas rekomandimeve të Qeverisë.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka bërë 290 mbikëqyrje të jashtëzakonshme. Janë evidentuar shtatë shkelje të dekreteve dhe protokolleve edhe atë tri shkelje te transporti i veçantë ndërkomunal i të punësuarve në Shtip dhe katër shkelje për transport të të punësuarve në Bërvenicë.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në këtë periudhë ka bërë 225 kontrolle, ndërsa nga ana e Agjencisë për Ilaçe dhe Ndihmesa Mjekësore janë bërë 47 kontrolle dhe nuk janë vërejtur shkelje specifike.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka realizuar 229 mbikëqyrje në markete, tregje të gjelbra dhe objekte ushqimore në disa qytetet me çka janë shqiptuar 13 vendime për mosekzistim të kushteve zë përgjithshme higjienike në objektet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, gjithsej 12.799 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese appeared first on Telegrafi.