Maqedoni: Gjatë natës së Vitit të Ri janë kontrolluar 288 objekte hotelierike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë natës së Vitit të Ri në territorin e Shkupit janë evidentuar tre kallëzime për kremtim të grupit më të madh të njerëzve. Një kremtim ka qenë në komunën e Karposhit në bulevardin “Aradhat partizane”, e dyta në Komunën Qendër në bulevardin “Ilinden” dhe e treta në territorin e Bit Pazarit në Çarshinë e Vjetër.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se do të ngritën kallëzime adekuate.

Janë kontrolluar edhe 288 objekte hotelerike dhe nuk janë konstatuar parregullsi gjatë zbatimit të protokolleve për parandalimin e Covid-19.

“Gjatë natës janë konstatuar tetë shkelje nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësisë, ndërsa më 31.12.2020 në ora 18:40 në rrugën “Ivan Kozarov” para objektit hotelerik për shkak të shkeljes së rendit publik dhe qetësisë janë arrestuar M.N (18) dhe I.D (18) dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritën parashtresa adekuate. Janë konstatuar edhe 29 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: Gjatë natës së Vitit të Ri janë kontrolluar 288 objekte hotelierike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy