Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e ka filluar misionin special për vlerësimin e zgjedhjeve, ndërsa partitë në pajtim me rekomandimet për parandalimin e coronavirusit, kryesisht do të zhvillojnë fushatë online.

OSBE/ODIHR dje informoi se ka filluar me misionin special për vlerësimin e zgjedhjeve, si vazhdim i monitorimit të procesit zgjedhor që u parapanë për më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një ditë pas zgjedhjeve, ODIHR do t’i publikojë përfundimet preliminare për procesin zgjedhor. Raporti përfundimtar me vlerësim për të gjithë procesin zgjedhor, që përmban rekomandime, do të publikohet afërsisht dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve”, informuan nga ODIHR.

Ndërsa KSHZ theksoi se është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi përfaqësuesit e misionit të ODIHR të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e tyre, me qëllim që të sigurohet proces i suksesshëm zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa edhe pse nesër nis zyrtarisht fushata, partitë politike nuk kanë nguruar që të realizojnë takime me qytetarët dhe të bëjnë thirrje që të votohen./Telegrafi/

The post Maqedoni: Fushata nis nesër, ODIHR fillon misionin për vlerësimin e zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.