Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska, së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika Apostol Simovski, sot e kanë vizituar qendrën pranuese për mbështetje të personave të pastrehë në Vizbeg, ku në rrjedhë është procesi i regjistrimit të personave që janë të vendosur atje.
Shahpaska tha se MPPS si resor i rregullon çështjet që kanë të bëjnë me pensionistët, punëtorët, kategoritë sociale të qytetarëve, fëmijët, etj.
Ndërsa Simovski informoi për nisje të procesit të pararegjistrimit që përfshin institucionet ndëshkuese-përmirësuese, personat e pastrehë, personat e angazhuar në ushtri, përfaqësitë konsullore dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, por edhe vetregjistrimit të personave që jetojnë jashtë vendit.
“Regjistrimi duhet të mbledh dhe jep informacione për krijimin e politikave zhvilluese për të gjithë qytetarët”, tha Simovski./Telegrafi/
The post Maqedoni: Fillon regjistrimi i personave të pastrehë appeared first on Telegrafi.