Tridhjetë e gjashtë shkollave fillore dhe 13 të mesme nën juridiksionin e komunave dhe Qytetit të Shkupit u janë aprovuar kërkesat për thirrjen publike për financimin e projekteve për rinovimin e objekteve shkollore nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila në ueb faqen e saj e publikoi rang-listën e projekteve nga aplikacionet e pranuara të paraqitura deri më 15 prill të vitit 2021.

Në renditjen e shkollave fillore komunale, me më shumë pikë u pranua aplikimi për rindërtimin e Shkollës fillore rajonale në fshatin Radibush në komunën e Rankovcës, ndërsa në mesin e 13 shkollave të mesme, me më shumë pikë u pranua kërkesa për rindërtimin dhe përshtatjen e objektit të SHMK “Riste Ristevski-Riçko”, në Prilep.

Sipas rezultateve të thirrjes publike të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, paratë nga Ministria do të përdoren për të financuar aktivitete të ndryshme rindërtuese në shkollat ​​në vendbanimet që u përkasin komunave: Krushevë, Kumanovë, Novac, Vallandovë, Shën Nikollë, Mavrovë dhe Rostushëe, Kavadar, Saraj, Berovë, Radovish, Gjevgjeli, në shkollat ​​fillore në komunat e Resnjës, Kavadarit, Manastirit, Makedonska Kamenicës, Ilindenit, Koçanit, Dellçevës, Prilepit, Kumanovës, Gostivarit dhe në komunat e Shkupit, Kisella Vodë, Gjorqe Petrov, Butel dhe Aerodrom.

Janë miratuar edhe kërkesat për rindërtimin e shkollave të mesme në Kavadar, Gostivar, Kumanovë, Shën Nikollë, Kërçovë, Dellçevë dhe Shkup (gjimnazo “Orce Nikollov”).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thirrja publike është shpallur me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së arsimit, ndërsa fondet për këtë qëllim do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes një procedure të furnizimit publik të zbatuar nga Ministria.

Thirrja publike nuk i referohet financimit të projekteve në rast nevoje për rehabilitimin e objekteve shkollore të shkaktuara nga forca madhore (zjarri, përmbytja, tërmeti…), i cili kërkon rehabilitim të menjëhershëm dhe të paanulueshëm. Gjithashtu, të drejtë aplikimi nuk kanë objektet shkollore të ndërtuara në dhjetë vitet e fundit.

Thirrja publike është e hapur, pa afat për dorëzimin e aplikacioneve (kërkesave) dhe është i publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës http://www.mon.gov.mk, ndërsa vlerësimi dhe renditja e aplikacioneve të pranuara, sipas Thirrjes, do të kryhet disa herë në vit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, është formuar lista e 36 shkollave fillore dhe 13 të mesme që do të rindërtohen me buxhetin e MASH-it appeared first on Telegrafi.