Nga LSDM bëjnë të ditur se deri në fund të këtij viti do të dihet data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të caktohen me konsensus nga të gjitha partitë politike.

Gjatë ditës së nesërme pritet që në koordinimin me kreun e Kuvendiit, Talat Xhaferi të hapet çështja e datës së zgjedhjeve dhe të formohet grupet e punës. Sipas LSDM-së, zgjedhjet duhet të mbahen ndaras, përkatësisht zgjedhje presidenciale të ketë në pranverë dhe gjatë verës për përbërje të re parlamentare.

OBRM-PDUKM kërkon që zgjedhjet të mbahen në një datë në fillim të muajit maj, përkatësisht në rrethin dytë të zgjedhjeve presidenciale të votohet edhe për president.

Ndryshe, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi bëri të ditur se nëse partitë politike dakordohen rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, ai do të caktojë zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, ende nuk dihet nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen me bashkë me zgjedhjet parlamentare appeared first on Telegrafi.