Maqedoni: Edhe pse u paralajmërua për sot, nesër vendoset për hapjen e shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse ishte paralajmëruar, Komisioni për sëmundje infektive së bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, sot nuk e kanë publikuar protokollin për procedurën e mësimit në kohë pandemie, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër.

Epidemiologu Aleksandar Stojanov, i cili është edhe anëtar i Komisionit dhe drejtor i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, ka thënë për mediat se janë akoma në procedurën e negociatave. Ai shtoi se vendimin përfundimtar për protokollet e mësimit i takon Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, ministri i Arsimit, Arber Ademi, ka deklaruar se ka mjaft kohë deri më 1 shtator për ta organizuar fillimin e vitit mësimor 2020/2021.

Ai paralajmëron të gjitha shkollat që të përgatiten për zbatimin e protokolleve në tre llojet e mësimit, si mësimi me prani fizike, online dhe të kombinuar.

“Faza tjetër është të rishikohen edhe një herë protokollet në Komisionin e sëmundjeve infektive dhe pastaj në një seancë të Qeverisë, të vendoset se cili model është më i përshtatshëm për rrethanat duke e përcjell situatën epidemiologjike”, tha ministri Ademi.

Advertisement

The post Maqedoni: Edhe pse u paralajmërua për sot, nesër vendoset për hapjen e shkollave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy