Nxënësit e arsimit fillor, posaçërisht ata të ciklit të lartë, edhe këtë vit shkollor do të përballen me problemin e vjetër, libra të dëmtuar ose mungeswn e tyre. Disa nga librat që këtyre ditëve po u shpërndahen nxënësve nuk janë të plotë Përshembull, këtij libri të gjuhës shqipe për klasën e shtatë i mungojnë mbi 20 faqe dhe shumë fletë të tjera të grisura.

I ngjashëm është edhe libri i gjuhës maqedonase si dhe ai i lëndës Histori dhe Gjeografi. Gjithashtu, ndër librat më të dëmtuar për klasën e shtatë është edhe libri i gjuhës angleze ku thuajse çdo fletë është e grisur. Edhe ato pak fletë të mbetura në këtë libër janë të shkarravitura dhe asgjë nuk lexohet nga teksti.

Alsat kontaktoi disa nga drejtorët e shkollave fillore, të cilët konfirmojnë se nxënësve u janë shpërndarë libra të këtillë sepse mungojnë libra të rinjë në lëndë të caktuara. Mungesë më të madhe të librash vërehet në gjuhën angleze, gjuhën gjermane, shqip dhe maqedonisht.

Mungesa e disa teksteve shkollore vazhdon të mbetet sfidë tashmë një dekadë. Në vitin 2018, ish-ministri Arbër Ademi kishte premtuar se librat do të jenë në shitje për të gjitha ata që duan t’i zëvendësojnë librat e vjetër dhe atë me çmimin e njëjtë me të cilën i blen Ministria, por një gjë e tillë nuk kurrë nuk ndodhi. Edhe ministrja e tanishme e Arsimit, Milla Carovska shumë herë ka premtuar se shkollat me kohë do të furnizohen me libra, por edhe ky premtim duket se po kundërshtohet nga gjenda reale e librave të shpërndara në shkolla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç shkollave fillore, edhe shumë shkolla të mesme në vend akoma nuk janë furnizuar me libra, posaçërisht ato me drejtime profesionale ku ka mungesë tekstesh në profile të caktuara. Shumica e prindërve, në mungesë të teksteve shkollore, kanë nisur që të bëjnë fotokopje të librace duke shpenzuar shuma të majme parash./Alsat/

The post Maqedoni: Edhe këtë vit shkollor nxënësit po ndjejnë mungesën e teksteve të reja shkollore appeared first on Telegrafi.