
Zbatimi i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe “E diela ditë jo pune” do të shtyhet nga 1 janari 2022, thanë sot në konferencë për shtyp kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.
Shtyrja e zbatimit do të vlejë edhe për ndryshimet në Ligjin për Tatimin në Pronë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi zv.ministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, Projektligji për Tatimin në Pronë është në procedurë parlamentare.
Lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbështetjen Financiare për Investimet, zv.kryeministri Bytyqi tha se disa prej tyre do të ndihmojnë kompanitë për të kapërcyer krizën e viti 2020.
Bytyqi edhe njëherë theksoi se Qeveria është duke zhvilluar një diskutim të hapur me odat ekonomike për të gjitha çështjet e rëndësishme ekonomike./Telegrafi/
The post Maqedoni: “E diela ditë jopune” do të zbatohet pas 1 janarit 2022 appeared first on Telegrafi.