Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 47, tre ditë me radhë mban debat të përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit ku janë vendosur tetë amendamentet e miratuara të Komisionit amë për financim dhe buxhet. Debati i përgjithshëm mund të zgjasë pesë ditë.
Gjatë debatit deputetët e pushtetit theksuan se ribalanci është zhvillimor dhe se me të rriten mjetet për investime dhe për përballje me pasojat nga pandemia me Kovid-19, ndërsa kolegët e tyre të opozitës porositën se paraqet mitmarrje parazgjedhore dhe pasqyrim të punës së papërgjegjshme të Qeverisë.
Beti Stamenkovska Trajkovska e OBRM-PDUKM-së në fjalimin e saj theksoi se me ribalancin e Buxhetit nuk do të ketë investime dhe zhvillim dhe nuk do të destinohet për rimëkëmbje të ekonomisë siç thotë pushteti.
Dragica Gjavoçanova e LSDM-së, ndërkaq, theksoi se 15 milionë euro në ribalanc janë të nevojshme për marrje të një racioni falas për të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore në llogaritë e tyre të transaksionit do të derdhen nga 2.400 denarë për këtë destinim. Për sanim dhe ndërtim të kopshteve për fëmijë janë të nevojshme 20 milionë euro,….
Për Dafina Stojanovskën të OBRM-PDUKM-së ministri i Financave Fatmir Besimi me këtë ribalanc e kundërshton Bankën Popullore, Bankën Botërore, FMN-në dhe Komisionin Evropian.
Theksoi se me ribalancin e buxhetit ulen mjetet për investime kapitale dhe dedikimi i vetëm i tij, siç tha, për mitmarrje zgjedhore. Për gjashtë muajt e parë të vitit, shtoi, borxhi i jashtëm u rrit për 276 milionë euro.
Bashkëpartiaku i saj Brane Petrushevski potencoi se ribalanci para së gjithash është zgjedhor, ndërsa aspak nuk është zhvillimor.
Lolita Ristova e LSDM-së theksoi se edhe ribalanci si edhe paraprakisht Buxheti lëviz në drejtim të përballjes me pasojat nga virusi korona përmes rritjes së vëllimi të investimeve për kompanitë, hapjen e vendeve të reja të punës,….
Lupço Prenxhov i GROM-it tha se ribalanci është i keq dhe çon drejt “buxhet më të madh në 15 vitet e fundit i cili ka shpenzime më të ulëta kapitale”.
Skender Rexhepi i Alternativës theksoi se shteti është në gjendje të keqe për shkak të menaxhimit të keq të kuadrove të BDI-së.
Porositi se ribalanci i Buxhetit duhet të jetë i barabartë për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
Në replikë Dime Vellkovski i LSDM-së i tha se ribalanci miratohet për të gjithë qytetarët pa dallim kush janë dhe çfarë janë.
Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë nesër në orën 12.
The post Maqedoni, dita e tretë e debatit mbi rishqyrtimin e buxhetit appeared first on Telegrafi.