Në pajtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve, njësitë rajonale të MPB-së nuk do të mund të realizojnë terminet e caktuara nga qytetarët për aplikim për dokumente personale.
MPB informon se qytetarët që kanë caktuar termin për aplikim për dokumente personale për më 5 qershor 2020, këtë do të mund ta realizojnë gjatë javës së ardhshme, gjegjësisht prej 8 deri 12 qershor, në të njëjtën njësir rajonale.
“Terminet e caktuara për më 6 dhe 7 qershor 2020 për aplikim për dokumente personale në Departamentin për punë administrative në Shkup, do të realizohen më 13 dhe 14 qershor, ndërsa termini dhe stacioni bazë mbeten të njëjta”, thonë nga MPB.
Ndryshe, pas rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19, Qeveria vendosi ta rikthejë orën policore në gjithë territorin e vendit, ndërsa në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip do të fillojë prej sonte në orën 21:00./Telegrafi/
The post Maqedoni: Deri të hënën nuk do të ketë aplikime për dokumente personale appeared first on Telegrafi.