Kompanitë dhe ndërmarrjet e vetme do të mund të aplikojnë për ndihmë për pagat e shkurtit dhe marsit nga pakoja e pestë e masave deri më 30 prill të këtij viti. Zgjatja u bë përmes një amendamenti të miratuar sot të Komisioni për Financa dhe Buxhet, ku po shqyrtohen zgjidhjet ligjore nga pakoja e pestë e masave antikrizë, nofton AIM
Për shkak të vonesës në miratimin e masave, amendamentet në Ligjin për Mbështetje Financiare për të vetëpunësuarit për muajt shkurt dhe mars u pranua unanimisht, në një procedurë të shkurtuar, si dhe në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Punëdhënësve.
Nuk u pranuar amendamenti i OBRM-PDUKM-së me të cilën kërkohej që ndihma të jetë për shkurt, mars, prill dhe maj, paratë të transferohen drejtpërdrejt në llogarinë e transaksionit të punëtorëve, ndërsa fondet të jenë të pakthyeshme.
Sipas zv. ministrit të Financave Dimitar Kovaçevski, masat nga pakoja e pestë janë përfshirë në Buxhet dhe nuk mund të zgjaten për muajt prill dhe maj dhe se paga e punëtorëve paguhet përmes punëdhënësve.
27 amendamente u paraqitën, nga të cilat 17 ishin nga opozita OBRM-PDUKM dhe 10 nga shumica parlamentare./Telegrafi/
The post Maqedoni: Deri më 30 prill mund të aplikohet për mbështetje financiare për pagat e muajve shkurt dhe mars appeared first on Telegrafi.