Maqedoni: Dënohen 92 motoçiklistë për shkelje të rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar aksion përforcues në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndaj shkeljeve që bëjnë motoçiklistët.

Nga MPB thonë se kanë dënuar gjithsej 92 motoçiklistë, prej të cilëve 47 nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse, 27 kanë qenë pa leje për vozitje.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Bëjmë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacioni t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Maqedoni: Dënohen 92 motoçiklistë për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy