Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se në rrjedhë janë konkurset për ndarjen e bursave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në vitin akademik 2022/2023 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në njërin nga dhjetë universitetet e renditura në të gjitha fushat, përkatësisht një nga 100 universitetet më të mira në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikës, sipas publikimit të fundit të rang listës së Qendrës për Universiteteve të klasit botëror në Universitetin e Shangait Xhio Tong.
Siç theksohet në kumtesën e MASH-it, përveç kushtit kryesor për ndarjen e këtyre bursave, ndërsa ajo është regjistrimi i studimeve në një nga 10 universitetet më të mira në botë në të gjitha fushat, përkatësisht një nga 100 universitetet më të mira në këto fusha të shënuara, çdo kandidat potencial duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos jetë shfrytëzues i bursës nga ndonjë dhënës tjetër, të ketë dëshmi të njohjes aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi dhe të ketë arritur sukses të caktuar gjatë arsimit të mëparshëm (nota mesatare 4.5 gjatë arsimit të mesëm, nëse aplikon për bursë për studime deridiplomike, përkatësisht 8.5 gjatë ciklit të parë dhe/ose të dytë të studimeve nëse aplikon për bursë pasuniversitare, përkatësisht studime të doktoraturës).
“Shuma e bursës varet nga vendi dhe universiteti ku kandidati është regjistruar dhe i mbulon shpenzimet e regjistrimit më së shumti deri 40.000 dollarë amerikane në nivel vjetor, biletë fluturimi kthyese dhe kompensimit mujor në të holla”, thuhet në kumtesë.
Pas përfundimit të studimeve, kandidatët, sipas marrëveshjes së nënshkruar për shfrytëzimin e bursës, e kanë për detyrë të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të punojnë në sektorin publik ose privat së paku dyfish në periudhë më të madhe nga periudha e studimit.
Gjithashtu, theksohet në kumtesë, në rrjedhë është edhe konkursi për ndarjen e bursave për studime deridiplomike nga cikli i parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe prodhimit të filmit, artit dramatik dhe muzikës për vitin akademik 2022/2023).
Të gjitha informatat e detajuara për kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe formularët e caktuar për aplikim, kandidatët e interesuar mund t’i sigurojnë përmes faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Afati i fundit për aplikimin është 15 shtator 2022.
The post Maqedoni: Bursa për studime në universitetet më të mira botërore appeared first on Telegrafi.