Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës akoma nuk janë dëmshpërblyer për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit.
Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse, posaçërisht kryeministri i vendit të cilit tashmë pesë muaj i kanë kërkuar takim për të zgjidhur këtë problematikë.
“Kërkojmë nga Qeveria te trajtojë në mënyrë të barabartë te gjithë bujqit. Kërkojmë nga Qeveria që menjëherë të marrë vendim për pagesë të bujqve nga komuna Gazi Babë dhe Haraçinë në përputhje me vlerësimet nga komisionet komunale. Nëse kërkesat tona drejtuar Qeverisë nuk përmbushen në afat sa më të shkurtër bujqit nga Komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë në lokacione të ndryshme të Shkupit”, Adnan Hajrullahu nga Këshilli i bujqve.
Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.
The post Maqedoni: Bujqit në protesta për dëmshpërblimet, kërcënojnë me bllokime rrugësh appeared first on Telegrafi.