Maqedoni, ATO aktivizon 475 përgjime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Agjencisë Operativo-teknike, Zoran Angellovski sot pranë në komision kuvendar prezantoi Raportin vjetor të ATO-s për vitin 2020 dhe Planin financiar vjetor për vitin 2021.

Sipas raportit të ATO-s, gjatë vitit 2020, për nevojat e organeve të autorizuara në shtet, ATO ka aktivizuar 475 përgjime të reja dhe 378 të tjerëve u është vazhduar masa për përgjim.

Nga numri i përgjithshëm i aktivizimit të përgjimeve, 321 kanë qenë për nevojat e MPB-së, 68 për nevojat e Prokurorisë Publike. Ndërsa nga 378 masat e vazhduara për përgjim për vitin 20202, 104 kanë qenë për MPB-në dhe 36 për Prokurorinë.

Në ATO gjatë vitit të kaluar janë zbatuar edhe katër procedura disiplinore./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, ATO aktivizon 475 përgjime të reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy