Maqedoni: Antikorrupsioni mbledh informacione për çështjen me vaksinat kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndërmarrë hapa, në lidhje me dyshimet në procesin për blerje të vaksinave kineze.

Kryetarja e tij, Biljana Ivanovska deklaroi se tashmë janë duke mbledhur informacione që më pas të hapet edhe rast ndaj të njëjtave.

“Në kolegjiumin e djeshëm u morëm vesh që para se zyrtarisht të hapin rast, të mbledhim informacione të mjaftueshme që lidhen rreth publikimeve në media se kanë ndodhur gjëra të tilla. Gjegjësisht, do të shohim a ka elemente të mjaftueshme që të hapim rast nga kompetenca jonë”, tha Ivanovska në “Utrinski Brifing”.

Ndërkaq dje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se gjoja është marrë provizion gjatë procesit të blerjes së vaksinave kineze. E vetmja arsye, sipas tij, që është shtyrë blerja ka qenë kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Advertisement

 

The post Maqedoni: Antikorrupsioni mbledh informacione për çështjen me vaksinat kineze appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy