Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë bërë 987 testime dhe janë regjistruar 87 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, 41 janë në Shkup, 12 në Kumanovë, 16 në Shtip, 10 në Tetovë, 1 në Strugë, 2 në Ohër, 1 në Gostivar dhe Probishtipi me 4 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot ISHP poashtu regjistroi 5 pacientë të shëruar edhe atë 1 në Shkup, dhe nga dy në Tetovë dhe Prilep. Në klinikë poashtu humbi jetën një pacient nga Kumanova 74 vjeçar i hospitalizuar para dy ditë.

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.239 persona. Prej tyre 1.658 janë shëruar, dhe 157 kanë humbur jetën. Në Maqedoni numri i rasteve aktive është 1.424./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, 87 raste të reja me coronavirus appeared first on Telegrafi.