Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve të rasteve pozitive nga coronavirusi nga periudha 6 gusht deri më 2 shtator. Analiza konsideron persona që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.
“Në periudhën 06.08 deri 02.09 në Maqedoninë e Veriut 22.416 kanë rezultuar pozitiv me coronavuris, ndërsa prej tyre 18% kanë qenë të vaksinuar plotësisht, respektivisht 4.191 persona. Numër i madh është i të pavaksinaurve që janë infektuar me coronavirus. sipas statistikës për këto katër javë, 18.225 qytetarë, ose 81% e rasteve pozitive me coronavirus nuk kanë qenë të vaksinuar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë përqindja e personave të hospitalizuar që janë të pavaksinuar është më i madh ose 87%, ndërsa 13% e të hospitalizuarve momentalisht janë të vaksinuar.
“Sipas analizës, vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë e madhe. Ne periudhën e katër javve në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 480 persona nga coronavirus, ndërsa prej tyre 429 (89%) kanë qenë të pavaksinuar, dhe vetëm 51 (10%) kanë pranuar vaksinën”, theksojnë nga MSH.
Po ashtu ata sqarojnë se sipas analizës, të vdekurit kanë pasur sëmundje kronike të kombinuara./Telegrafi/
The post Maqedoni, 83% e rasteve të reja e 87 e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar appeared first on Telegrafi.